Haziri ankohet për prezencë të ministrave dhe zv.ministrave sot në Gjilan
BKT
Lajme

Haziri ankohet për prezencë të ministrave dhe zv.ministrave sot në Gjilan

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri ka deklaruar se gjatë ditës ka pasur prezencë të madhe të ministrave dhe zëvendësministrave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri ka deklaruar se gjatë ditës ka pasur prezencë të madhe të ministrave dhe zëvendësministrave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Ai e ka konsideruar këtë si ndikim në votën e qytetarëve që po dalin për të votuar.

Dy orë para se të mbyllen qendrat e votimit, Haziri në konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 16:00 kanë votuar mbi 31 për qind e gjilanasve.

Haziri: Mbi 32 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00

"Deri në orën 16:00, në shkallë përqindje ka arritur në 31,7 për qind apo 0.3 për qind më shumë se herën e kaluar. Në numër i bie se 32 mijë e 800 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Apeli im është që të shfrytëzoni këto tri orët e mbetura që të dilni dhe votoni sepse ju vendosni për katër vjetët e ardhshëm. Dalja juaj është zotim dhe përkushtim", ka thënë Haziri.

Përkundër qe gjatë ditës nga shtabi zgjedhor i LDK-së kanë deklaruar se janë të parët, Haziri nuk ka treguar për të dhënat që kanë nga terreni.

Haziri: Ne nuk mund të paragjykojmë rezultatet

"Ne nuk mund të paragjykojmë ne edhe më tutje po punojmë me qytetarët, ata e kanë këtë të drejtë kushtetuese për ta ushtruar detyrën e vet. Gjithçka tjetër zbardhet në kuti dhe nuk mund të kemi asnjë të dhënë te tjetër, sepse vota është e mbyllur dhe është e fshehtë dhe vetëm pas orës 20:00 kur të hapen nga komisionarët fillon numërimi i tyre", ka thënë Haziri.

Sa i përket exit-polleve, Haziri theksoi se vetëm zbardhja e votës pas leximit të atyre në kuti, tregon rezultatin e zgjedhjeve.

Haziri: Ka pasur prezencë të madhe të ministrave dhe zëvendësministrave në Gjilan

"Përveç problemeve teknike dhe prezencës së madhe të ministrave dhe zëvendësministrave në Gjilan që janë sjellë sot ne prezencë, e që për neve është ndikim i drejtpërdrejtë te qytetarët, gjithçka tjetër ka qenë e mirë dhe e qetë", ka thënë Haziri.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me Alban Hysenin nga Lëvizja Vetëvendosje po synojnë udhëheqjen e Gjilanit për katër vjetët e ardhshëm.


MË SHUME NGA Lajme