19:08 / 14.11.2021
Në fund të ditës së zgjedhjeve, Ahmeti i uron sukses pasardhësit të tij
Shpend Ahmeti pas tetë vjetësh në krye të kryeqytetit, sonte po iu uron sukses kujtdo që do ta pasojë atë.
“Në fund të ditës së balotazhit dua t’i uroj suksese e fitore cilit do kandidat që fiton në Prishtinë. Ju uroj sukses në realizimin e premtimeve të tyre dhe natyrisht në përmirësimin edhe më tutje të jetës së qytetarëve!”.























