19:40 / 14.11.2021
Fillon numërimi i votave, PDK prin ndaj VV-së në Kaçanik
Nga 18,89 për qind të votave të numëruara në Kaçanik në raundin e dytë të zgjedhjeve, po prin PDK-ja.
Kandidati i PDK-së për këtë komunë, Besim Ilazi, ka marrë deri më tani 64,95 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga radhët e LVV-së, Jeton Raka, ka marrë 35,05 për qind të votave.
KQZ po vazhdon t’i numërojë votat e balotazhit.
























