20:14 / 14.11.2021
Numërohen mbi 46%, Bulliqi me 927 vota para Hysenit në Podujevë
KQZ deri më tash ka numëruar 49.55 për qind të vendvotimeve ose 46.05 për qind të votave për garën e balotazhit në Podujevë.
Sipas këtyre rezultateve del se Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.61 për qind ose 9.344 vota.
Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 47.39 për qind ose 8.417 vota.























