20:30 / 14.11.2021
Numërohen 73.60% e votave në Drenas: Lladrovci 53.74%, Ajazi 46.26%
Kryetari aktual i Drenasit Ramiz Lladrovci prin në garën e balotazhit përball Driton Ajazit të Demokratëve për Drenas.
Kandidati i PDK-së nga 73.60 për qind e votave të numëruara deri më tash ka marrë 53.74 për qind të votave ose 8.548.
Driton Ajazai nga DD-ja ka marrë 46.26 për qind ose 7.328 të votave.























