20:48 / 14.11.2021
Humbja e Qëndron Kastratit në Kamenicë, vjen reagimi nga PSD-ja
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pas humbjes së Qëndron Kastratit në Kamenicë.
Kuçi tha se qëndrojnë fuqishëm pas Kastratit.
“Qëndroni është përfaqësuesi i denjë i një kandidati që vepron për dobi të njerëzve e përkundër votës e rezultatit. Qëndroni na bënë krenar. Përpara vazhdojmë e fuqishem qëndrojmë me Qëndronin”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Ndërkohë pas numërimit të më shumë se 93% të votave, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje po prinë me 54.39% të votave, teksa Qëndron Kastrati me 45.61% të votave. /Express/























