Vitia pranon humbjen: Prishtina ka kryetar të ri Përparim Ramën
BKT
Lajme

Vitia pranon humbjen: Prishtina ka kryetar të ri Përparim Ramën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar fitoren kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.

Vitia gjatë një konferencë për medie ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Ramës fitoren në Komunën e Prishtinës.

“Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarër e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.


MË SHUME NGA Lajme