Italia dhe Zvicra luajnë vetëm për fitore
BKT
Sport

Italia dhe Zvicra luajnë vetëm për fitore

Sot në mbrëmje luhet Irlanda e Veriut –Itali dhe Zvicër-Bullgari , ndeshja e fundit e grupit C.

Italia ndodhet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve me 13 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Nga ana tjetër Zvicra ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve gjithashtu por me 11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Të dyja ekipeve i duhet me patjetër fitore por edhe gola të shënuar në ndeshje. Nëse të dyja fitojnë do të llogaritet sasia e golave të shënuar në total, nëse kjo sasi golash bëhet e njëjtë pas ndeshjes, atëherë do të llogariten sasia e golave të pësuar në total.

Italia dhe Zvicra ndeshen sot për një biletë direkte në Katar 2022.