21:11 / 15.11.2021
Shqipëri-Andorrë, kalojnë 25 minuta në “Air Albania”, ky është rezultati
Kanë kaluar tashmë 25 minuta lojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, aty ku po ballafaqohen Shqipëria dhe Andorra.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe rezultati mbetet i pandryshuar, pra 0-0, transmeton KosovaPress.
Kuqezinjtë janë duke e dominuar ndeshjen, por pa krijuar raste të pastra shënimi.























