Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Robert Aliaj, producent, në lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana, flet për festivalin e filmit “48 Hour” në Tiranë.
Rozi Kostani, regjisore, në lidhje të drejtpërdrejt, flet për premierën e shfaqjes “Aromë e Hënës”.
Do të flitet për mbledhjen e fondeve për fëmijët me kancer.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Valon Ibra, Atashe për Kulturë në Abasadën e Francës në Kosovë, do të flas për nisjen e festivalit të filmit frankofon në Kosovë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























