Kurti: Nuk ka mospajtime ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së
Në një konferencë për medie, i pari i qeverisë Albin Kurti, ka folur për partneritetin me SHBA-të.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Amerikës janë të fuqishme.
"Nuk ka asnje mospajtim mes republikës së kosovës dhe shtetëve të bashkuara të amerikës, aleanca dhe partneriteti ynë është i fortë e i fuqishëm dhe nuk lëkundet cfarëdo keqinterpretimi që mund ti bëhet nga një deklarate të ndokujt, lidhja me SHBA'të nuk varet për një pe, është shumë e fuqishme".
Kryeministri i vendit foli edhe për bisedimet me Serbi duke ka aluduar se gjatë qeverisjes së tij, do të finalizohet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, derisa foli edhe për takimin e mundshëm me Vuçiq.
"Takimet që është paraljmëruar me presidentin e Serbise unë besoj që varet nga fakti se si do të shkoj kjo javë me bisedimet aktuale në Bruksel, ne kemi kemi qenë parimor, politikanë janë për të shërbyer jo për të fituar".
Edhe këtë radhë Albin Kurti është pyetur rreth Asociacionit, ai ka ripërsëritur se Asociacioni si monoetnik nuk është në përputhje as me frymën as me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se Kushtetutën duhet ta ndryshojë Serbia, aty ku shkruan se Kosova është pjesë integrale e Serbisë në shpërputhje me realitetin e Kosovës së pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008 e këndej.























