Çelaj: VV mendoi se me duar në xhepa mund të fitojë
BKT
Lajme

Çelaj: VV mendoi se me duar në xhepa mund të fitojë

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2017, Lirak Çelaj ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

“Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve nacionale, kam pasur pritje që LVV do të fitojë më shumë komuna. Pra kam pritur që fryma e fitores të përcillet edhe në disa komuna po kjo nuk ndodhi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se megjithatë elektorati në Kosovë është vetëdijesua.

Çelaj në “Debat Plus” ka thënë se secila komunë i ka specifikat e veta.

“Arroganca i kushtoi LVV-së. Me thënë më ndryshe si Isa Mustafa në atë kohë që pretendonte se fiton me duar në xhepa fiton Prishtinën. Kjo i ka kushtuar shumë LVV-së. LVV janë sjellë me komoditetin se çfardo kandidati që kandidojnë fiton në zgjedhje”, tha Lirak Çelaj.


MË SHUME NGA Lajme