A duhet të konsumohen kërpudha gjatë shtatzënisë
Kërpudhat janë përdorur ndër shekuj si ushqim në përdorime medicinale. Ka dhe disa pasiguri sesi ato mund të lidhen me shumë risqe si helmim apo ndryshime të trurit tek gratë shtatzënë. Ky artikull do të shpjegojë benefitet e kërpudhave dhe të tregojë se janë të sigurta për konsum po ashtu cilat kërpudha duhet të evitojmë.
Kërpudhat janë të ulëta në yndyrë dhe kalori, janë të pasura në vitamin B dhe minerale duke e bërë një antioksidant dhe antiinflamator. Kërpudhat Perlë janë më të pasurat në kalori, proteina dhe fibra por të varfra në Selenium.
Kërpudhat e ekspozuara ndaj dritës, janë një burim vegjetarian i vitaminës D. Kjo vitaminë është e rëndësishme për fertilitetin dhe shtatzëninë e cila lidhet me shëndetin e kockave, si dhe lidhet me një risk të ulët të rezultateve jo të mira gjatë shtatzënisë. Në pak fjalë, kërpudhat ofrojnë shumë lëndë të rëndësishme dhe mund të konsumohen pa frikë kur nëna pret një fëmijë. Një studim mes 1,162 gra shtatzëna zbuloi se konsumimi i 100 gramë i kërpudhave çdo ditë, për 20 javë gjatë shtatzënisë reduktonte presionin e lartë të gjakut dhe ulte riskun për diabet.
Megjithatë, përpara se të merren vendime të pavarura, specialistët këshillojnë konsultimin me mjekun.























