Gjërat që mendonit se zgjasnin përjetësisht, por kanë një datë skadence
BKT
Lifestyle

Gjërat që mendonit se zgjasnin përjetësisht, por kanë një datë skadence

Na pëlqen ose jo, çdo gjë në jetë vjen me një datë skadence! Ka shumë gjëra jetëgjatësinë e të cilave ndoshta s`e dini, por do ta mësoni tani!

1.Prizat

Prizat e korentit nuk kanë një datë të saktë skadimi, por me kalimin e kohës efiçenca e tyre bie. E mira është të ndërrohen çdo dy vite.

2. Shapkat e shtëpisë

Duhen ndërruar çdo 6 muaj. Shapkat e shtëpisë mund të bëhen burim bakteresh fare kollaj, prandaj çdo 6 muaj duhen një palë të reja. Kështu i bëni nder edhe këmbëve tuaja! 

3. Reçipetat 

Duhen rezistojnë nga 6 muaj deri në 1 vit! Aq më tepër nëse vishni rregullisht dhe shpesh të njëjtat palë. 

4. Jeta mesatare e një parfumi është 3 vite.

Pas kësaj kohe, aroma e tij ndryshon dhe zgjatja në kohë reduktohet.

5. Jastëkët

Zëvendësojini çdo 2-3 vite.

6. Atletet e palestrës

E dini se atletet e palestrës duhen ndërruar pas 450-550 miljesh? Që do të thotë nëse ecni rreth 5 milje në ditë, duhet t'i ndërroni brenda 90-110 ditësh.

7. Përgjithësisht, peshqirët zgjasin deri në 3 vite. 

Nëse i lani pas 3-4 përdorimesh dhe i thani në diell, ata mund të rezistojnë gjatë, por kjo varet edhe nga materiali. 

8. Krëhërat e flokëve

Duhen ndërruar çdo 6 muaj nëse s'doni flokë të këputur.

9. Sfungjerët e trupit 

Duhen ndërruar çdo muaj ose 2 herë në muaj.

10. Kripa 

Reziston nga 3 deri në 5 vite. Në vetvete nuk skadon, por vlerat e saj fillojnë të reduktohen.