17:58 / 18.11.2021
Nuk miratohet rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit në kuvend
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.
Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ, ani pse në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.























