Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Beatrisa Zherka, anëtare e Bordit Këshilldhënës Rinor në “Up to Youth” dhe Gegë Dobruna, anëtar i Bordit Këshilldhënës Rinor në “Up to Youth”, flasin për thirrjen për anëtarësim në bordin këshilldhënës për të rinjtë.
Për fillimin e festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Fest 2021”, do të flas, Ehat Dula, koordinator i “Vihuela Guitar Fest’.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Blinera Kajtazi dhe Arben Aliu, nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), flasin për ditën ndërkombëtare për parandalimin e abuzimit të fëmijës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























