PSG – Nantes, formacionet zyrtare
BKT
Sport

PSG – Nantes, formacionet zyrtare

PSG do të zhvillojë duelin ndaj Nantes në kuadër të xhiros së 14-të në Ligue 1.

Parisienët prijnë si lider të tabelës me 34 pikë të mbledhura pas 13 xhirove të para, të paktën 10 pikë më shumë sesa përcjellësi i dytë, gjersa Nantes gjendet në pozitën e mesme të tabelës, në të 11-tën me 18 pikë të mbledhura.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

PSG: Navas – Hakimi, Kehrer, Diallo, Bernat – Verratti, Wijnaldum, Gueye – Messi, Mbappé, Neymar.

Nantes: Lafont – Fabio, Girotto, Castelletto, Corchia – Chirivella, Moutoussamy – Coco, Blas, Kolo Muani – Coulibaly.

Ndeshja do të fillojë nga ora 17:00 dhe luhet në Parc des Princes.