20:31 / 20.11.2021
Mehaj: Letonia do të jetë partner ynë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njotuar se para vizitës zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, bashkë me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schëarz, kanë takuar këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Letonisë, Janis Kazocins.
Mehaj ka shkruar në Facebook se ndër temat e shumta të diskutuara, fokusi i takimit ishte interesimi i dyanëshëm ishte për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, qëllimi kryesor ky edhe i vizitës së tij të radhës në Republikën e Letonisë.























