Superliga vjen sot me superpërballjen Llapi-Ballkani
BKT
Sport

Superliga vjen sot me superpërballjen Llapi-Ballkani

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e pret Ballkanit në ndeshjen kryesore të javës, e cila zhvillohet në Stadiumin e Merdares, me fillim nga ora 13:00.

Skuadra e Batatinës kërkon vazhdimin e ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, ndërsa ajo e Isufit udhëton për tri pikë për të vazhduar të jetë lider në Superligë.

Kjo ndeshje interesante do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka dhe asistenti i tij Granit Hyseni, transmeton olle.

Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 18 pikë, teksa Ballkani në të tretin me 24 sosh.