Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt lidhur me përgatitjen e Prishtinës për festat e fundvitit.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Vjena, ku do të flitet për hyrjen e Austrisë në karantinë.
Lorena Sopi, regjosore, flet për filmin “Thurje”, në Salerno Film Festival.
Marigona Qerkezi, soprano, në lidhje të drejtpërdrejt flet për përformancat në skenën botërore.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Vullnet Jakupi, organizator, flet për ankandin e bamirësisë, për ndihmë mjekësore dhe strehim të kafshëve.
Besim Aliu, nga nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në lidhje të drejtpërdrejt do të tregoj si do të jetë moti këtë javë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























