Tahiri: Kosto e Ligjit të Pagave të hyjë në Buxhetin e vitit 2022
Në tryezën e organizuar nga grupi parlamentar i AAK-së, ku prezent ishin edhe sindikatat kryesore në vend, u diskutua rreth pagave në sektorin publik, statusin aktual të këtij projekligji dhe urgjencën e procedimit të tij në Kuvend.
Sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ishte dakordim i përbashkët që kosto e Ligjit për Pagat duhet të jetë e përfshirë në projektligjin për buxhetin për vitin 2022.
Postimi i plotë:
Kosto e Ligjit të Pagave të hyjë në Buxhetin e vitit 2022
Në tryezën e organizuar nga grupi parlamentar i AAK-së, bashkë me sindikatat kryesore në vend diskutuam rreth pagave në sektorin publik, statusin aktual të këtij projekligji dhe urgjencën e procedimit të tij në Kuvend. Është dakordim i përbashkët që kosto e Ligjit për Pagat duhet të jetë e përfshirë në projektligjin për buxhetin për vitin 2022.
Konkluzionet:
Ligji i Pagave është imperativ i kohës, përmbyll reformën shtetërore dhe është pjesë e obligimeve që si shtet i kemi marr në rrugëtimin tonë në BE;
Ligji është akti që rregullon maredhënien e punës në mes të shtetit dhe zyrtarit publik;
Dialogu social të nis me urgjencë – të ketë transparencë të plotë për ta dërguar këtë Ligj vital përpara;
Ligji ti përfshijë ata që duhet ta zbatojnë – pra organizatat sindikatale dhe OJQ-të;
Partitë parlamentare të ndihmojnë këtë process – nuk ka opozitë dhe pozitë në këtë temë;
Të kërkohet që kostoja e Ligjit të hyjë në Buxhetin e vitit 2022;
Në qoftë se nuk ka veprim qeveritarë, nisma të jetë nga për këtë Ligj nga grupi parlamentar;
Mos kalimi i Ligjit dëmton shërbimet e shtetit për qytetarë, sigurinë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithë funksionet vitale të shtetit;
Veprimet sindikale veprime të pa dëshiruara por të garantuara me Ligj.
























