Phoenix nuk ndalet më, fitore të lehta për Milwaukee dhe Brooklyn
Phoenix mposht edhe San Antonio dhe çon në 13-të numrin e fitoreve radhazi në kampionat. Jayson Tatum udhëheq Bostonin në fitoren ndaj Houstonit, ndërsa Milwaukee mposht lehtësisht Orlandon.
Chicago mundet në shtëpi nga Indiana, Nets-at “likujdojnë” Clevelandin, ndërsa Atlanta gjen fitoren e radhës. Fitojnë edhe Memphis e Philadelphia në transfertë.
Phoenix mposht edhe San Antonion dhe çon në 13-të numrin e fitoreve radhazi në kampionat. Devin Booker shënon 23 pikë, ndërsa Deandre Ayton shton edhe 21 pikë dhe 14 rebounde në këtë sukses të Suns-ave.
Dejounte Murray shënon “triple doublen” e shtatë në karrierë (18 pikë, 11 asist dhe 10 rebounde), por kjo nuk mjafton që ti japë fitoren Spurs-ave. Për teksanët kjo është humbja e pestë radhazi dhe e 8-ta në 10 ndeshjet e fundit në kampionat.
Kevin Durant kthehet në fushë, shënon 27 pikë dhe udhëheq Brooklyn drejt fitores në bashkëpunim me James Harden, që realizon “doble double” (14 pikë dhe 14 asist). Falë këtij suksesi Nets-at konsolidojnë pozitat e tyre në krye të Konferencës së Lindjes.
Cleveland, që ka pasur mungesa në formacionin titullar, pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat, ndonëse Darius Garland shënon 24 pikë dhe Jarrett Allen 20 pikë.
Milwaukee mposht lehtësisht Orlandon dhe fillon të kapë ritmin e duhur në NBA, duke arritur fitoren e 4-t radhazi në kampionat. Vendasit vulosin fitoren që në pjesën e parë (77-36), duke vendosur një rekord të ri.
Të gjithë lojtarët e pesëshes së parë, shënojnë mbi 10 pikë, ndërsa në fund ka vend edhe për rezervat. Jrue Holiday është shënuesi më i mirë për kampionët në fuqi me 18 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo realizon vetëm 12 pikë. /Oversport.tv
Rezultatet
San Antonio Spurs - Phoenix Suns 111:115
Cleveland Cavaliers - Brooklyn Nets 112:117
Milwaukee Bucks - Orlando Magic 123:92
Atlanta Hawks - Oklahoma City Thunder 113:101
Boston Celtics - Houston Rockets 108:90
Washington Wizards - Charlotte Hornets 103:109
Chicago Bulls - Indiana Pacers 77:109
New Orleans Pelicans - Minnesota Timberwolves 96:110
Utah Jazz - Memphis Grizzlies 118:119
Sacramento Kings - Philadelphia 76ers 94:102























