Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet
BKT
Lajme

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Rendi  i  ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura të komisionit më 7 dhe 13 tetor 2021;
3.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020;
4.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2020;
5.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit për Ndihmë Shtetërore për vitin 2019-2020;
6.    Shqytimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022;
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi Programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë;
8.    Të ndryshme.
 
Vendi: C203 Koha: 10:00 


MË SHUME NGA Lajme