Vazhdon dëmtimi i pyjeve, vetëm në malin Sharr prehen 20 mijë metra kub dru
BKT
Lajme

Vazhdon dëmtimi i pyjeve, vetëm në malin Sharr prehen 20 mijë metra kub dru

Ariana Kasapolli, Radio Kosova

Pesë vitet e fundit në malet e Sharrit në  Kosovë janë pre 20 mijë metra kub pyje. Ndërtimet pa leje në zonat e ndaluara, ndërtimet e hidrocentraleve pa planifikim, gjuetia, mbeturinat, duhet tën dalen, që ti ruajmë zonat e mbrojtura.

‘’Organizata Botërore për Mbrojtje të Natyrës’’ që operon në Prishtinë, po mundohen që përmes projekteve të ndryshme të ngrehin vetëdijen e qytetarëve për mbrojtje të natyrës. Organizata Botërore për Mbrojtje të Natyrës është një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e themeluar në vitin 1961,  që punon në fushën e ruajtjes së shkretëtirës dhe reduktimit të ndikimit njerëzor në mjedis.

Zyrtarja nga kjo organizatë, Krenare Salihu, i tha Radio Kosovës se kanë aktivitetet konkrete për ti mbështetur institucionet, si për akte ligje, akte nënligjore dhe plane menaxhuese të zonave të mbrojtura.

"Bashkëpunimi me institucionet është i mirë, por që ne presim fokus më të madh i vendimmarrësve për zonat e mbrojtura, cka po shpresojmë që në të ardhmen do të ketë bashkëpunim më të mirë’’, tha ajo.

Kurse Uta Ibrahimi, e cila është e lidhur ngushtë me malet, e që pothuajse çdo cep të saj e ka shkelë, ka folur për degradimin që po i bëhet ambientit në përgjithësi, e Sharrit në veçanti.

Ndryshe ajo është femra e parë shqiptare që ka ngjitur malin Everest, majën më të lartë në botë. Nëpërmjet aktiviteteve të saj alpiniste Uta kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për natyrën, malet dhe të drejtat e njeriut veçanërisht në Kosovë. Ajo ka folur për Radio Kosovën duke treguar se cila është gjendja aktuale e maleve të Sharrit.

‘’Unë për 10 vjet eksplorimi në Sharr e kom pa degradimin që iu është bërë. Për momentin është tepër keq dhe nuk ka ku shkon më keq. Kisha dashtë më u ndal me kaq edhe me fillu me intervenu për të mirë.Tash njerëzit janë vetëdijësu dhe flasim për mbrojtje por janë institucionet duhet të marrin vendime. Andaj presim të ndërrmarin hapa’’, tha ajo.

Ajo në fund tha se ambienti nuk është vetëm një ministri por e ardhmja e vendit tonë.


MË SHUME NGA Lajme