08:53 / 25.11.2021
Meta e uron Haradinajn për mbajtjen e zgjedhjeve
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, në ditë e dytë të vizitës në Kosovë.
Haradinaj i ka uruar presidentit Meta Festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ndërkaq ky i fundit e ka uruar mbajtjen e zgjedhjeve siç ka thënë ai më demokratiket në botë.
Haradinaj e Meta nuk janë prononcuar për media.
Meta më pas do të takohet edhe me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi.























