Nesër hidhet shorti i "Play Off"-it të Botërorit, rregullorja dhe grupet
Sharr Travel

Nesër hidhet shorti i "Play Off"-it të Botërorit, rregullorja dhe grupet

Rritet tension i në prag të shortit, që do të hidhet nesër në orën 17:00, që do të përcaktojë përballjet e Play Off-it mes skuadrave europiane që synojnë të kualifikohen në Kupën e Botës, Katar 2022.

Nesër do të hidhet shorti, ndërsa 12 skuadrat do të presin deri në mars për të zbritur në fushën e blertë, për të zhvilluar këto sfida vendimtare.

12 ekipe, 10 skuadrat që u renditën të dytat në grupet respektive dhe 2 që erdhën si më të mirat e Nations League, do të konkurrojnë për 3 “biletat”, që të çojnë në Katar 2022. Gjysmëfinalet dhe finalet do të jenë ndeshje të vetme me eliminim direkt.

Rregullorja- Përballjet e Play Offit do të jenë sfida me një takim. Gjysmëfinalja do të luhet në shtëpinë e skuadrës që renditet më lart në renditjen e Fifa-s. (Nëse s’ka fitues pas 90 minutave, do të ketë shtesë dhe penallti).

Gjysmëfinalet do të luhen në 24 mars, ndërsa 3 finalet në 29 mars të vitit 2022, në shtëpinë e skuadrës që është përcaktuar nga shorti.

Kokat e serisë janë Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi, ndërsa në vazon e dytë janë Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke.