Korelov- Vuçiqit: Je tradhtar, po e dorëzon Kosovën dhe po tradhton Putinin
Këto deklarata vijnë në prag të takimit të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, edhe pse i paraqitur si takim “shpredhënës”, takimi pritet të jetë i tensionuar për shkak të dallimeve gjithmonë e më të mëdha që janë duke shpërfaqur Serbia dhe Rusia mes tyre për tema të ndryshme.
Media ruse “Regnum” ka publikuar koleksionin “Kosova, Serbia, Rusia”. Kryeredaktori i këtij mediumi Modest Kolerov ka deklaruar se “Rusia kurrë nuk do ta mbështesë apo miratojë shkëputjen e Kosovës, e cila do të ishte një vrasje për Serbinë si shtet sovran.” Sipas tij “përpjekja e nxituar” e Serbisë për integrim në BE dhe NATO, do të rrezikonte edhe vetë territorin e Serbisë.
Këto deklarata vijnë në prag të takimit të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, edhe pse i paraqitur si takim “shpredhënës”, takimi pritet të jetë i tensionuar për shkak të dallimeve gjithmonë e më të mëdha që janë duke shpërfaqur Serbia dhe Rusia mes tyre për tema të ndryshme.
Korelv deklaroi gjithashtu se është marrëzi të lidhet “Rrjedha Ballkanike” me temën e Kosovës, siç bëjnë propaganduesit e Vuçiqit në Rusi. Sipas Korelov “Lidhja e Rrjedhës Ballkanike me Kosovën është demagogji. Rrjedha Ballkanike është një çështje strategjike. Por ju prapë e dorëzoni Kosovën, jeni tradhtarë. Dhe ju jeni dyfish tradhtarë, sepse doni të bëni përgjegjës Putinin tonë për këtë tradhti. Kjo tashmë është poshtërsi.”























