08:28 / 26.11.2021
Diskutohet për të drejtat pronësore e dhunën në familje
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci mbajnë diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, si dhe fillimin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit “Mos vazhdo të jesh viktimë e dhunës në familje vetëm pse nuk ke nga të shkosh. Kërko të drejtën tënde në pronë.”
Marrin pjesë Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Kosovës, Lars-Gunnar Wigemark, Shef i EULEX-it, Nita Shala, Zëvendës-ministre e Drejtësisë, Njomza Emini, Drejtoreshë e Forumit për Lidership dhe Demokraci, Anton Nrecaj, Drejtor i Programit/Zyrtar i Lartë Ligjor në CLARDL dhe uljeta Demolli, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.























