Buxheti `22, do të duhej të jetë 3 - 3.2 miliard euro
Sharr Travel

Buxheti `22, do të duhej të jetë 3 - 3.2 miliard euro

Shkruan: Hisen Berisha

 Perhajer na qoftë buxheti që na erdhi me ngjyrim elektoral dhe motivim për të vazhduar misionin e 14 Shkurtit.

Kryeministri bëri tentim për blerje të zgjedhjeve lokale, ndaj flamur e bëri buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes, kinse sivjet po shkon të mbi 100 milion euro dhe premtimi tipik elektoral, se do ta ngrinim në 2% të GDP, standar ky në NATO. Pas kësaj, do ta kisha përshëndetur ndarjen e buxhetit për Dardaninë lindore, bile kisha sugjeruar të mos silleni me Luginën si nënë e për trevat tjera shqiptare si njerkë, (për shkak se keni dy ministra në qeverinë tuaj nga ajo zonë dhe numër i konsideruar i atyre banorëve të zhbërë ngatrevat e tyre, votojnë në Kosovë), por të ndani edhe për Sanxhakun e shqiptarët në treva tjera si Mali zi, e Çamëri e besa edhe fshatra në verilindje të Shqipërisë, që jetojnë në mizerie.

Por unë mendoj se duhet të silleni si shtetar e të mos imitoni doktrinat politike te liderëve serb. Në momentin kur ju do të arrini që të mblidhni qoftë edhe 100 euro taksa nga bizneset në Dardaninë lindore, atëherë unë si deputet do të përshëndesja buxhetin e pu-shtetit tuaj gjithkombëtar, por të mbledhësh taksa nga bizneset në komunat e Kosovës dhe në emër të patriotizmit fallco, ti dedikoni për shqiptaret në Dardanin lindore, duke harruar shqiptarët në Malin e zi, të cilët mezi arrijë të frymojnë atje, Sangjakut që i nevojitet mbështetje për të kthyer e ruajtur traditën kulturore, gjuhen, të drejtat në studim dhe krijimin e identiteti të vet shtetërorë, madje ata në Çamëri, të cilët krahasuar me shqiptaret në Dardaninë lindore të cilët e kanë së paku një deputet në kuvendin e vendit ku jetojnë, për mua si deputet i kuvendit të ReK përveç shkeljes morale mashtruese, përbën edhe shkelje ligjore dhe kushtetuese të ReK.

Sa ju përket investimeve në qendrat memoriale, ku hyn edhe ajo e Koshares, dua ta përgëzoj Agjensionin përkatës për kujdesin, por të nderuar qeveritar, ministër i dikasterit përkatës, investimi i planifikuar është me pak se i pamjaftueshëm dhe me aq pare sa keni ndarë për atje nuk do të arrini as ti ndalni shembjet e rrugës deri në kompleksin memorial e lere me përfundimin deri në vitin 2024 të komplet memorialit, ku presim të perfshihet ndërtimi i rrugës për te kazerma - 2.3 km; pastaj 400 metra deri në Padesh të Tropojës, vendosja e një trafostatcioni tek Kompleksi si dhe të përfundohen objektet përcjellëse si muzeu, amfiteatri, obelisku, ura për ndërlidhje me parkingun e tjera meremetime. Pra, stabilizimi i kodrave të Koshares që rrëshqasin z. KM po të garantoj se do ta haj tërë qeverinë tuaj dhe jo vetëm investimet simbolike të parapara në këtë zë buxhetor. Mire që u mbështet memoriali në Podujevë, por ajo zonë pret edhe ndertimin e rrugës Podujevë - Prishtinë, premtuar e zotuar edhe në fushatë. Ndaj pres ta shoh dhe në buxhet '22. Por, jam kritik për mos mbështetjen e memorialit të Morinës në Gjakovë, që ende po mundohen banorët e zonës ta realizojnë. Kurse mbikqyrja dhe përkujdesja edhe në aspektin e sigurisë, është problem që i përcjell të gjitha Memorialet, e me theks Kosharen.

Nëse doni prap shkarje mashtruese buxhetore, rast tipik janë studentët dhe lirimi nga pagesa e vitit por, kthimi i pageses për provimet, që përbën shumëfishin buxhetor ndaj pagesës simbolike që kishte lënë qeveria e pavarësisë. Tjetër keqvendimmarje, është ligji për pensionim të Policisë, që duhet amandamentuar dhe të ndryshohet statusi i tyre nga sherbyes civil, në zyrtarë shtetror/publik dhe të pensionohen me kushtet e pensionimit të Forcës.

Njejtë është situata me arsimtarët, profesorët, mjekët, auditorët, AKI. Një tjetër pandershmëri që po reflekton qeveria është tendenca e diciplinimit të mediumit publik RTK përmes buxheti apo restrikcioneve buxhetore. Një kategori buxhetore që përbën shqetësim i cili nga legjislaturat e mëparshëm ka eskaluar deri edhe në fyerje të tyre dhe disrespekt për vlerat e luftës dhe lirisë, janë kategoritë e dala nga lufta.

Deklamimi i një shtese prej 100 euro si ngjarje që ndodhë vetëm njëherë, pastaj rritja e çmimeve, shkalla e zhvlerësimit të parasë dhe rënia e fuqisë blerëse, kërkesat e veçanta të kësaj kategorie qoftë rehabilitimit, të për kujdesit fizik apo edhe mental, tregojnë për moskujdes, injorim dhe neglizhim, si dhe faktikisht zvogëlim të këtyre ndihmave sociale fyese. Kjo ndihme që duhet të ketë karakter të shperblimit nacional, duhet të jet në vlerën e pagës minimale 350 euro, që keni premtuar në programin elektoral dhe të percjell rritjen sistematike të pagave në nivel vendi. Pos kësaj, kategorisë së veteranëve, nuk ku lejohet të punoj.

Ndërkohë që ju lejohet dhe bëhet mirë që ju lejohet, të punojnë kategoria e invalidëve. Kurse veterani që nuk ka invaliditeti, që mundet të punoj, nuk i lejohet. E këta pastaj punojnë në të zezën duke u keqpërdorur nga ndërmarrësit apo pa sigurim, pa kursime pensionale, thjeshtë punë bujkrobi, duke e nxitur infromalitetin dhe ikjen nga detyrimet fiskale të ndërmarrëseve të pandërgjegjshëm. Por fyerja e ka burimin dhe bazën edhe në vet ligjin bazë që rregullon statusin e këtyre kategorive të dala nga lufta. Fyerja me e rëndë është situata dhe kategorizimi i të zhdukure dhe dëshmorëve, ta zëmë po ti referohemi një shtojce të ligjit 04/L-054, e cila rregullon vlerat në para për fëmijë të dëshmoreve kjo është një turpërim i tyre por edhe i të gjithë neve që ulemi si deputet, ministra, kryeministër e krye kuvendar në këtë sallë. Faktikisht që nga viti 2014 nuk ka më rritje të kompensimit për asnjë kategori.

Por që nga koha e UNMIK, është duke vazhduar kategorizimi fyes. Prandaj z. Kryeministër ashtu siç keni sjellë edhe shumë projektligje për amendamentime, duhet ta ndalim këtë fyerje që ju bëhet kategorive të dala nga lufta përmes amandamentimit. Në vijim, dua të përqendrohem në organizatën buxhetore të MM dhe Forcës.

Rritja e Buxheti e proklamuar nga kjo Qeveri është shumë e vogël krahasuar me nevojat që ka Forca për ngritjen e kapaciteteve të saj bazuar në PGJT për ngritjen e kësaj forcë. Po kalon viti i tretë i tranzicionit dhe kjo forcë është dashur të arrin kapacitetet të plota në: Trajnim (KDS), Mbështetje Ushtarakë. Jo mbështetje ushtarake autoritete civile, nga se këtë kapacitetet e ka trashëguar nga struktura e kaluar, por kapacitete në Mbrojtjen e Integritetit Tterritorial (për arsye konfidencialitetit nuk dua ti përmendi saktë cilat), si dhe misionet ndërkombëtarë (që tani për tani janë kapacitete të trashëguara individuale dhe jo në nivel të njësive). Realizimi i këtij projekti 10 vjeçar ka mbetur shumë mbrapa sipas analizës, e që tani është në vitin e tretë por nuk janë plotësuar objektivat as të fazës së parë të tranzicionit, po ilustroj me vetëm me dy komponente, si çështja e personelit, që kjo forcë në vitin 2021 është dashur ti ketë 3517, ajo tani ka afër 2600 pjesëtar, më pak se në fazën e fillimit të trazicionit. Rritja e buxhetit tek pagat dhe mëditje nuk parasheh rritjen e pagave të ushtrave të Kosovës. Por parasheh rritjen e numrit të pjesëtarëve të saj.

Ky buxhet i paraparë për paga për ushtaret e Kosovës, jo që nuk parasheh rritje të pagave por as futjen në fuqi të “Rregullores së pagave” që është miratuar nga qeveria Haradinaj. Sot ushtaret dhe oficerët e Kosovës kanë pagën më të ulët në regjion krahasuar me tri vite më par, kur e kishin pagën më të mirë në rajon. Një specifikë tjetër e Ministrisë së Mbrojtës është karakteri i integruar që do të thotë se pjesë e shtabit të Forcës është integruar në Ministri dhe kanë strukturim organizativ sipas nenit 4, të ligjit për MM, të integruar dhe ekuivalent në karrierë dhe paga, me 5% që kanë propozuar të jenë më të vogla ato të personelit civil, që tashmë i nënshtrohen standardeve dhe trajnimin në ketë frymë. Ne investimet kapitale, Ka një rritje simbolike por që nuk plotëson as për aferim dështimet e këtyre dy viteve të fundit për arritjen e kapaciteteve bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Gjatë fazës së parë është dashur të ketë armatim të kalibrave të mëdhenj, ndërtimi i infrastrukturës për municionin të kalibrave të mëdhenj, (Informacion i rezervuar) në këto projekte kjo forcë ka mbetur shumë mbrapa. Kjo forcë ka mbetur shumë mbrapa me dhe në blerjen shumë llojeve të armatimit që është dashur të blihen gjatë viti 2021. Meqë ende më përmbanë kodi ushtarak i kujdesit ne informacione të klasafikuara, nuk po lëshohem në detaje. Për fat të mirë donacioni amerikan që i është dhanë kësaj force gjatë viti 2020 dhe 2021 ka zbutur situatën tek automjetet e blinduara dhe taktike. Por ka mbetur shumë mbrapa mirëmbajtja dhe servisimi i tyre (sigurimi i pjesëve rezervë, parkingjet, garazhat etj.) Duke shikuar planifikimin aktual dhe duke njohur nevojat për këtë Forcë nuk shoh që qeveria e Kosovës ka ndarë buxhetin e mjaftueshme për: • Rritjen e pagave të ushtareve dhe ushtarakeve të FSK që janë më të ulëtat ne regjion, ndërkohë që para tre vitesh ishin ma të mirat. Pastaj janë kategoria e stafit civil në Forcë, qe bazuar në ligjin për MM, të cilën neni 4, e strukturon si ministri e integruar, ku perfshihet një pjesë e stafit ushtarak në ministri dhe janë ekuivalent sa i përket pozitave, karrieres por me pagë -5%, nga ato ushtarake. • Buxhet i pa mjaftueshme për projektet kapitale: blerjen e Sistemeve të armatimit. Municioneve, Ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për akomodim, trajnim, storazhim, Rezervarë ushtarake të luftës. •

Buxhet i pa mjaftueshme për stërvitje ushtarake (koston e operacioneve) • Buxheti i vitit 2022 nuk ka një rritje të buxhetit për ngritje të kapaciteteve ushtarake, por ka vetëm një rritje simbolike të regrutëve të ri, që për arsye të mos plotësimit të kushteve të shërbimit dhe social-ekonomike, janë detyruar ta ndërpresin shërbimin në FSK dhe të zgjedhin profesione tjera apo në variantin më të keq ikin jashtë vendit, edhe pse janë bërë shpenzime me kosto të madhe për përgatitjen e tyre si brenda dhe jashtë vendit. Buxheti është për mbijetesë! Kërkesat e FSK janë shumë më të mëdha në raport me buxhetin e ndare; FSK ka kërkuar edhe një buxhet shtese për blerje të Sistemeve të Armatimit për mbi 100 Milion në vitin 2022, nëse duam me e mbështet Ushtrinë duhet edhe 100 milion për blerje përmes FMS. Artileria, sistemet e sofistikuara kundërajrore, kapacitetet ajrore - Helikopterët, armatimi raketor antitank janë sistemet që i duhen Ushtrisë në Fazën e Dyte të Tranzicionit. Ngritja e Njësive për Mbështetje Luftarake dhe krijimi i rezervave luftarake janë më se të nevojshme për të mbështetur Forcën në përmbushje të misionit kushtetues. Kështu që po ti referohemi viteve buxhetore pararendëse 21, 20 , atëherë kjo rritje na rezulton e kufizuar dhe e vogël në krahasime me parametrat që e mundësojnë një buxhet me të lartë në nivel vendi. Pra po ti referohemi parasë së gatshme, të bartur nga vitet e afërta 21 dhe 20, objektivat planore të dikastereve të caktuara të pa realizuara, shkallës së inflacionit, mekanizmave që e mbushin buxhetin përmes taksave dhe tatimeve në ATK dhe Dogana, atëherë ky buxhet do të duhej të ishte sipas vlerësimit të ekspertizës, nga 3 deri 3.2 Miliardë euro. Por, këtë mund ta bëjnë qeveritë e fuqishme në vendimmarrje, siç ajo e pavarësisë që ua la trashegim buxhetin mbi 2.4 Miliardë euro, dhe nuk pati asnjë rritje në asnjë aspekt që atëherë. Kështu që mund të konstatojmë se edhe ky buxhet është buxhet i mbijetesës dhe agonisë. Prandaj, Kryeministër bëjeni punën, pastaj puna tua bëj zhurmën, ngase propaganda nuk qarkullon më shpejtë se informacioni.