Për përafrim me Shqipërinë si PDK mund t’ju mbajmë leksione
Sharr Travel

Për përafrim me Shqipërinë si PDK mund t’ju mbajmë leksione

Shkruan: Faton Abdullahu (zëdhënës i PDK)

Asnjë hap përpara, asnjë qeveri e Kosovës asnjëherë, nuk mund të bëjë në drejtim të rritjes së bashkëpunimit me Shqipërinë, të përafrimit me Shqipërinë e lëre më të bashkimit me të, nëse në të njëjtën kohë, nuk është në koordinim të plotë me interesat ekonomike, politike e sidomos gjeopolitike të ShBA-s në Ballkan.

T’i thuash me kryeneçësi impotente jo gazit amerikan në Ballkan, përkatësisht në Kosovë, e të mendosh se në të njëjtën kohë mund ta përfundosh një projekt gjigant siç është hekurudha Durrës – Prishtinë, në politikë është aventurizëm e në realitet është popullizëm.

Nëse kjo qeveri dëshiron të mësojë (për këtë ju ofrojmë leksione falas) se si duhet të përafrohemi me Shqipërinë, le ta shoh dhe analizojë të kaluarën e shumë veprimtarëve dhe drejtuesve që ishin dhe janë në PDK dhe punën qeveritare të PDK-së.
Ky segment i PDK-së është një nga faqet më të ndritura në historinë e partive politike shqiptare dhe në historinë e mendimit politik shqiptar në përgjithësi.

Në këtë drejtim ky ishte gërshetim shembullor i së mundshmes maksimale dhe dëshirave fisnike atdhetare.
Gëzuar 28 nëntori