Akademiku dhe shkrimtari Ismail Kadare vlerësohet për punën dhe rolin e tij
Sharr Travel

Akademiku dhe shkrimtari Ismail Kadare vlerësohet për punën dhe rolin e tij

Akademiku dhe shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar në mbledhjen e kësaj të premte në Asamblenë e Përgjithshme e Frankofonisë për Europën.

Kadareja është akorduar dekorata “Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”.

“Ansambleja e Përgjithshme e Frankofonisë, për Europën, e mbledhur sot në Tiranë në sesionin e saj të 33-të, i ka akorduar akademikut dhe shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e lartë: “Grand Chevalier de l’Ordre de la Pléiade de la Francophonie et du dialogue des cultures” (“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”).

Deklarata e lartë iu dorëzua zonjës Helena Kadare”, bëhet me dije nga Ansambleja e Përgjithshme e Frankofonisë për Europën.