Pochettino do të qëndrojë te PSG-ja, thotë Leonardo
BKT
Sport

Pochettino do të qëndrojë te PSG-ja, thotë Leonardo

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo thotë se Mauricio Pochettino nuk do të largohet nga klubi.

Pochettino ka qenë shumë i lidhur me pozitën e menaxherit në Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, sidoqoftë, drejtori sportiv i klubit të PSG-së ka përgënjeshtruar këto lajme.

“Ne nuk duam që Pochettino të largohet,” tha Leonardo për AFP.

“Ai kurrë nuk kërkoi të largohej dhe asnjë klub nuk na kontaktoi në lidhje me të”, është shprehur Leonardo.

Leonardo gjithashtu konfirmoi se nuk kanë pasur ndonjë kontakt me Zinedine Zidanen si një trajner të mundshëm zëvendësues për Pochettinon.

“Asnjëherë nuk kemi pasur asnjë takim apo kontakt me Zinedine Zidane”, ka përfunduar Leonardo.