Në një banesë prej 24 metrash katrorë ka vendosur katër dhoma
Lifestyle

Në një banesë prej 24 metrash katrorë ka vendosur katër dhoma

Kur keni një hapësirë të vogël, është e nevojshme të keni imagjinatë.

Me pak kreativitet mundësohet vendosja e dhomës së gjumit, kuzhinës, banjës dhe ambientit të punës në një banesë prej 24 metrash katrorë.

Brad e ktheu garsonierën në një banesë funksionale.

Nuk do ta mendonit kurrë se është kaq e vogël, duke pasur parasysh përdorimin ideal të hapësirës. Kjo mund t’ju duket joreale, por do të bindeni kur ta shikoni videon.

Kur hyni në banesë, në shikim të parë duket se ka një dhomë ndenjeje dhe kuzhinë, por kur të lëvizni paraventin do të shihni se pas tij është një dhomë gjumi e vogël me një krevat dopio dhe një dollap rrobash.

Muret e bardha, si dhe mobiliet dhe elementet e kuzhinës në nuanca më të çelura kanë dhënë iluzionin e një hapësire më të madhe, ndërsa tavolina mund të kthehet në dhomë ngrënie, nëse është e nevojshme.

Banja ndodhet midis kuzhinës dhe dhomës së gjumit. Për t’u dukur vizualisht më e madhe, Brad përdori një pasqyrë të madhe.

Në video shikoni se si duket i gjithë apartamenti: