Një pije e preferuar që ne mendojmë se është e shëndetshme – ju bën obezë
Sharr Travel

Një pije e preferuar që ne mendojmë se është e shëndetshme – ju bën obezë

Një gotë e kësaj pijeje, që shumica e njerëzve mendojnë se është e shëndetshme, përmban 36 gramë sheqer, që është pothuajse e njëjtë me tri krofne të mëdha.

Është natyrale dhe e pasur me vitaminë C, pra çfarë nuk është në rregull me lëngun e portokallit?

Në fakt ky lëng që e pimë shpesh është plot sheqer, gjë që nuk është i mirë për ata që kujdesen për peshën, shkruajnë në sajtin Eatthis.

Sa sheqer ka lëngu?

Një shishe lëng prej rreth 340 ml ka 33 gramë sheqer, që është afërsisht e njëjta sasi sa kanë tri krofne.

Kështu, nëse përmbaheni nga krofnet e ëmbla me glazurë sheqeri, mendoni nëse duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me këtë lëng.

Përveç kësaj, sheqeri në këtë lëng është kryesisht fruktozë, një sheqer i thjeshtë që gjendet në fruta dhe që e absorbon lehtësisht trupi, por që lidhet me yndyrën në stomak.

Studimet e lidhin konsumin e lartë të fruktozës me yndyrën e rrezikshme rreth stomakut, por edhe me rezistencën ndaj insulinës. Një studim i fundit paralajmëron gjithashtu rrezikun e konsumimit të tepërt të fruktozës, sepse mund të çojë në sindromën metabolike.

Frutat duhet patjetër të hahen 

Frutat duhet konsumuar, ndonëse kanë kanë fruktozë. Janë të pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira të rrezikshme, kanë shumë fibra, vitamina dhe minerale. Shumë fruta në dietë, pavarësisht nga fruktoza, garantojnë një linjë më të hollë dhe një rrezik më të ulët të obezitetit.

Dallimi kryesor midis frutave dhe lëngjeve të frutave

Ekspertët besojnë se lidhja kryesore midis frutave dhe humbjes së peshës janë – fibrat. Kur hani fruta të freskëta, ndryshe nga lëngu i portokallit, për shembull, merrni shumë fibra. Këto fibra do t’ju ngopin dhe në të njëjtën kohë do të ngadalësojnë tretjen e sheqerit të frutave në trupin tuaj, gjë që parandalon rritjen e sheqerit në gjak.

Poashtu, sheqernat e lëngjeve nuk kanë fibra, prandaj metabolizohen shpejt, nuk ju ngopin dhe e gjithë kjo çon në dhjamosje.

Megjithatë, nuk duhet të harrojmë këshillën e vjetër – nuk është mirë të ekzagjerosh me asgjë. Isabel Smith, nutricioniste nga Nju Jorku, thotë se frutat sigurisht janë të shëndetshme, por duhet pasur kujdes sepse frutat përmbajnë sheqer. Pra, nëse e teprojmë me frutat, kjo mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Prandaj, nëse dëshironi të reduktoni rrezikun e obezitetit dhe diabetit, por ju pëlqejnë lëngjet, mund të vendosni një fetë portokalli në një gotë me ujë dhe nuk do të shqetësoheni për kaloritë apo sheqerin, përfundojnë ata në faqen Eatthis./telegrafi