Zelqif Berisha do të ndërtojë shtëpinë familjes Bela nga Kaçaniku
Sharr Travel

Zelqif Berisha do të ndërtojë shtëpinë familjes Bela nga Kaçaniku

Pas transmetimit në edicionin e lajmeve qendrore të RTK-së të kronikës të rastit skamnor të familjes Bela nga Kaçaniku, është lajmëruar pronari i fabrikës “Silcapor”, Zelqif Berisha i cili ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Bela. Këtë e ka bërë të ditur redaktori i lajmeve qendrore Besart Galica në profilin e tij në fcb.

Ai gjithashtu ka njoftuar se organizatorët që kanë marrë iniciativë për ta ndihmuar këtë familje janë Astrit Sokoli e të tjerë të cilët kanë mbledhur mjete për ta ndihmuar.

Postimi i plotë i redaktorit të RTK-së, Besart Galica:

“Pas transmetimit të kronikës të rastit skamnor të familjes Bela nga Kaçaniku, më erdhi ky sms, zotëriu Zelqif Berisha, pronar i fabrikës "Silcapor" ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Bela.

Kjo është fuqia e RTK-së! Bravo edhe gazetarit Driton Ramadani!

Gjithsesi edhe organizatorët që kanë marrë iniciativë për ta ndihmuar këtë familje janë Astrit Sokoli e të tjerë të cilët kanë mbledhur mjete për ta ndihmuar.”


MË SHUME NGA Aktuale