Hoti për krimin në Deçan: Vendi s’ka përjetuar kurrë ngjarje të tillë
Sharr Travel

Hoti për krimin në Deçan: Vendi s’ka përjetuar kurrë ngjarje të tillë

Ish-kryeministri dhe tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ‘organet e rendit duhet të veprojne shpejt lidhur me krimin në Deçan’ dhe se ‘Kosova s’ka përjetuar kurrë ngjarje të tillë’.

Ai shkruan:

Ngjarje tragjike kjo që ndodhi në fshatin Gllogjan. Jeta e njeriut është e shenjtë.
Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen që sonte e kanë familjet e viktimave.
Organet e rendit të veprojnë shpejt në kapjen e atyre që janë përgjegjës.
Kosova nuk ka përjetuar kurrë ngjarje të tilla. Uroj të mos përsëriten kurrë.


MË SHUME NGA Aktuale