Ngjarjet e datës 27 nëntor
Ngjarjet e datës 27 nëntor 2021.
Shënohet 25 vjetori i themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës me hapjen e ekspozitës. ( Ora 10:00).
Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e DITËS SË FORCËS, organizon “DITËN E HAPUR’’ nga ora 11:00 deri në ora 14:00. Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Me rastin e Festave të Nëntorit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, viziton OVL-UÇK-në. (Zyret e OVL-UÇK, ora 10:30).
Me rastin e Festave të Nëntorit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, Prishtinë(Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, Prishtinë11:00).
Në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, bëhen homazhe te varri i Adem Demaçit, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. (Ora 12.00).
Mbahet prezantimi i OJQ-së 'Kodi i Gjeneralëve", projekt ky i nisur nga udhëheqës të UÇK-së, gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00).























