Shënohet 25 vjetori i themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë
Sot u shënua 25 vjetori i themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, e cila ka bërë përpjekje që ta kryej misionin saj – përkujdesje për shokët e burgosur.
Veprimtari Hydajet Hyseni mbajti një fjalë rasti, duke thirrur një minutë heshtje në nderim të anëtarëve tjerë të shoqatës të cilët nuk gjenden më në mesin tonë.
“Si bashkë-veprimtarë, bashkë-vuajtjes dhe bashkë-punëtorë në rrugën e lirisë, shoqata është unike dhe gjithëpërfshirëse, gjithë-ideologjike dhe në thelbin e saj gjithë-atdhetare”, tha Hyseni.
“Përvjetori i shoqatës të burgosurve jo rastësisht përkon me përvjetorin e nëntorit pranveror të 1968-ës, lëvizjes që lëvizi dhe hapi kapitullin e ri të përpjekjeve pasuese ta pandalshme çlirimtare. 28 nëntori është jo vetëm ditë e pavarësisë, por edhe ditë e flamurit kombëtar, prandaj është rasti që të përshëndesim bashkërisht angazhimet dhe vendimet e qeverive tona shqiptare për bashkim të gjithanshëm”, u shpreh tutje Hyseni.
“Urojmë që nëntorët tjerë ta na vinë me suksese në të gjitha pjesët e hapësirës shqiptare, urojmë që përvjetorët tjerë ta gjejnë Kosovën dhe gjithë kombin ashtu siç dëshironin dëshmorët e burgjeve dhe gjithë dëshmorët e lirisë”.
Në këtë ceremoni po ashtu u ndanë mirënjohje për veprimtarin e shquar për kauzën kombëtare, Adem Demaçin, Hydajet Hysenin, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë.























