14:10 / 28.11.2021
Qindra njerëz mblidhen në varrimin e dy nxënësve që u vranë në Gllogjan
Numër i madh i njerëzve janë mbledhur në varrimin e dy nxënësve, të cilët u vranë nga sulmi me armë zjarri para dy ditëve në Gllogjan të Deçanit.
Varrimi do të bëhet sot, derisa nga ky sulm me armë ka mbetur i vrarë edhe shoferi i autobusit.
Deri tani nuk dihet akoma se kush mund ta ketë kryer këtë akt, autori i së cilit gjendet akoma në arrati.























