Kombëtarja e Kosovës viziton kompleksin memorial “Adem Jashari”
Sport

Kombëtarja e Kosovës viziton kompleksin memorial “Adem Jashari”

Futbollistet e Kosovës kanë vizituar sot Prekazin e Skënderajt, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave në krye me anëtaren e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetaren e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, sot me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Dardanet kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Komandatit Legjendar dhe pjesëtarët e tjerë të Familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht gjatë luftës çlirimtare. Kombëtarja e Kosovës të martën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, ku në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë".


APR
Romay Lift