18:48 / 28.11.2021
KEDS apelon te qytetarët që të mos shfrytëzojnë rrymën për ngrohje
KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët që të mos e shfrytëzojnë rrymën për ngrohje.
Kjo pasi që sipas KEDS-it, për shkak të mbingarkesës po ka prishje.
Nga KEDS është thënë se në mënyrë që të mos ketë mungesë të energjisë elektrike është e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë.
“Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që të mos ballafaqohemi me pamje të tilla dhe me mungesë të energjisë elektrike, është mëse e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes”, thuhet nga KEDS-i.























