22:43 / 28.11.2021
Ndërpritet derbi i Selanikut, policia pushton fushën e lojës pas kaosit
Rikthehen episodet e dhunës në futbollin grek. Ditën e sotme është luajtur derbi i Selanikut mes PAOK dhe Aris me këta të fundit që po fitonin ndeshjen në transfertë.
Tifozët e PAOK nuk e pritën mirë humbjen pasi në minutat shtesë hodhën tymuese, shishe qelqi dhe mjete plasëse në fushë duke ndërprerë sfidën, transmeton ER.
Menjëherë pati edhe ndërhyrje të forcave të policisë që ndalën tifozët teksa arbitri tërhoqi ekipet nga fusha e lojës.
Pas pothuajse gjysmë orë ndërprerjeje dhe qetësim të situatës, ekipet luajtën edhe minutat e mbetura të lojës.























