Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte do të jetë Besim Maxhuni, Trajner Basketbolli.

Po ashtu në një lidhje direkte nga Tirana do të jetë Flora Xhemani Baba, promovuese e turizmit ,gazetare, e cila do të flasë rreth temës "GAZETARIA  NË PROMOVIM TË  DESTINACIONEVE TURISTIKE TË KOSOVËS
ÇMIMET BALLKANIKE TË INDUSTRISË SË TURIZMIT “SOFJE 2021.

Ndërsa mysafir në studio do të jetë Ruzhdi Kurtishaj, Afarist/Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, i cili na tregon më shumë rreth promovimit të destinacioneve turistike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Gjykatën e arbitrazhit sportiv në Kosovë do të flas mysafiri Eroll Salihu, drejtor për  çështje sportive, këshilltar i lartë ligjor në FFK.

Se si do të jetë moti për këtë jave, do të na tregoj në detaje Besim Aliu  nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.