Aktgjykimi i Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban Konferencën për Media me rastin e pranimit të: “Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë
Gjykata Supreme ka marrë një vendim shumë të rëndesishëm për rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë, vendim i cili do te shpaloset në detaje nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata GAIA Kosovo në konferencë.
Ky aktgjykim vije pas punës dhe padisë së Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike, GLPS-së, GAIA Kosovo dhe gjithë qytetarëve të Shtërpcës. Andaj edhe një herë ju bëjmë ftesë për të marrë pjesë në këtë konferencë ku do të shpaloset vendimi i rëndësishëm i Supremes dhe sqarim për hapat tutje.























