Vazhdon protesta masive në Beograd, merr pjesë edhe Opozita e Bashkuar
“Protesta kundër dhunës së regjimit filloi sonte në orën 18:00 në Sheshin e Republikës, e organizuar nga Lëvizja ‘Të mos e mbysim Beogradin’, Kryengritja Mjedisore dhe Platforma e Hapur “Aksioni”. Të pranishëm janë disa policë me uniformë dhe mijëra qytetarë”, transmeton e përditshmja serbe Danas.
Protesta u organizua si reagim ndaj dhunës së djeshme (të 27 nëntorit) të drejtuar ndaj qytetarëve serbë të cilët dje bllokuan qarkullimin nëpër Serbi.
Protesta e së dielës është duke u përkrahur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Zoran Lutovac.
“Ne jemi gjithmonë aty ku mbrohet interesi publik. Ne nuk na intereson kush na fton, kush është organizator, na intereson vetëm të mbrojmë interesin publik. Ne jemi këtu për të solidarizuar me të gjithë ata që janë viktima të këtij regjimi”, tha Lutovac























