City i do Benzeman e Modricin
Sharr Travel

City i do Benzeman e Modricin

Në vitin 2022, Benzema do të hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe nëse nuk e vazhdon atë, ai mund të përfundojë në “Etihad Stadium”.

Dy yjet e Real Madridit mund të përfundojnë tek kampioni aktual anglez në fund të këtij sezoni

Manchester City ua ka vënë syrin yjeve të Real Madridit.

Në fakt, kampioni aktual anglez synon ta transferojë Karim Benzeman.

Mediumi “El Nacional” raporton se “Citizens” do ta bëjnë ofertën e tyre për 33 vjeçarin verën tjetër.

Reali mund të shesë lojtarin vitin tjetër, para se ta humbiste atë pa para në vitin 2023.

Ndërkohë, duket se i hapur për t’iu bashkuar Pep Guardiolas në Angli duket të jetë edhe Luka Modric.

Mesfushori kroat ka njohuri për futbollin anglez pasi kishte luajtur në Tottenham, përcjell Gazeta Express.

36 vjeçari po i kalon gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe City mund ta marrë atë si lojtar të lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “SuperDeporte”.

Modricit i është ofruar një kontratë e re njëvjeçare nga Reali.

Por, ai kërkon vetëm marrëveshje dyvjeçare.