Çka ndodh tani me Carrick pas emërimit të Rangnick si trajner i United?
Sharr Travel

Çka ndodh tani me Carrick pas emërimit të Rangnick si trajner i United?

Manchester United sot ka konfirmuar se e ka emëruar Ralf Rangnickun si trajner te parë të skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Kjo nënkupton edhe lirimin nga kjo detyrë të Michael Carrickut i cili e drejtoi skuadrën në dy ndeshje pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskajer, raporton KosovaPress.

Por, ardhja e gjermanit nuk nënkupton edhe largimin përfundimtar të Carrick nga klubi. 

Sipas Fabrizio Romanos, stafi aktual i trajnerëve të Manchester United pritet të konfirmohet edhe nën drejtimin e Ralf Rangnick, përfshirë Michael Carrick dhe Mike Phelan.

Rangnick do të lejohet të sjellë në klub disa anëtarë të stafit të tij për të pasur ndikim dhe për të ndihmuar punën e tij.