Haradinaj për vrasjen në Gllogjan: Shpresoj që dora shqiptare s`e ka bërë
Sharr Travel

Haradinaj për vrasjen në Gllogjan: Shpresoj që dora shqiptare s`e ka bërë

Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj ka vizituar familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan. 

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë akt kriminal. ‘Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje’, u shpreh Haradinaj. 

Postimi i tij i plotë: 

Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë! Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din. Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje!