Dy aksidente në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat
Sharr Travel

Dy aksidente në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

Dy aksidente në lokacione të ndryshme kanë ndodhur orët e  pasdites në Prishtinë.

Një këmbësor është goditur nga vetura në lëvizje në afërsi të “Fontanës” në Ulpianë.

Ndërsa në një tjetër aksident të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë është goditur një tjetër këmbësor, njofton Telegrafi.

Vlen për t’u përmendur se në të dy rastet këmbësorët janë aksidentuar derisa ishin duke kaluar në zebra.

Policia po merret me rastet, derisa ende nuk ka informacione për shëndetin e këmbësorëve.


MË SHUME NGA Aktuale