Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të dytin vit rresht me ngjyrat kuqezi
Sharr Travel

Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të dytin vit rresht me ngjyrat kuqezi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadës i njohur në mbarë botën, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të dytin vit rresht me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada shprehu mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Bordin e Ndriçimit të Ujvarës së Niagarës.

 


MË SHUME NGA Aktuale